Pamje të rënda! Jurgen Kurti i shtrirë me fytyrë në tokë dhe çantë në kurriz
26-vjeçari Jurgen Kurti u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në afërsi të shtëpisë së tij. Autorët, që i morrën jetën ende nuk janë identifikuar. Së fundmi janë publikuar fotot, që tregojnë pamje e Kurtit, pasi e lanë të vdekur në vend.
Në këto foto Kurti shihet i shtrirë në tokë përmbys është i veshur sportiv dhe në kurriz mban një çantë. Kujtojmë këtu se Kurti i cili njihej si menaxheri i Vip-ave u qëllua sapo kishte zbritur nga makina e tij dhe po kalonte trotuarin për t’u ngjitur banesën e tij.
Kurti nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi ai u akuzua për vrasjen e të atit si dhe vrasjen e Agim Arapit, në të dyja rastet për këto krime u fajësuan persona të tjerë.
E veja e Agim Arapit, Vjollca është marrë në pyetje, pasi ndodhi ngjarja por ajo e ka mohuar se familja e saj ka lidhje me ekzekutimin e 26-vjeçarit.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



