PD mblodhi Këshillin e Kryetarëve, fton qytetarët për protestë më 13 prill
Partia Demokratike ka vendosur që të thërrasë shqiptarët sërish në një protestë të madhe kundër qeverisë dhe kjo është caktuar të mbahet me 13 prill, duke nisur nga ora 18:00.
Ky vendim është marrë gjatë kësaj pasditeje, pas mbledhjes së Këshillit të Kryetarëve.
Sakaq, “në fuqi mbete” vendimi për protestë në çdo seancë plenare që do të zhvillohet, sikurse është bërë edhe më herët, përgjatë javëve të fundit.
Protesta e fundit e opozitës së bashkuar, u zhvillua të enjten para Kuvendit ndërsa mbahej seanca plenare.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



