VELIAJ DHURON PËRQAFIME FALAS RRUGËVE TË KRYEQYTETIT: TIRANA SHTËPIA E 130 KOMBËSIVE
Kreu i Bashkisë Erion Veliaj e ka nisur ditën sot duke dhuruar dhe marrë ‘përqafime falas’, siç i ka cilësuar ai.
Kryebashkiaku ka publikuar disa foto në profilin e tij zyrtar në Facebook, ndërsa thekson se Tirana është shtëpia e më shumë se 130 kombësive.
‘Përqafime falas, rrugës për në punë!
Tashmë është zyrtare, Tirana është shtëpia e 130+ kombësive që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në kryeqytetin shqiptar.
Gjithashtu, shtëpia e 1 milion përqafimeve’, shkruan Veliaj.
Kujtojmë se Veliaj zyrtarizoi kandidaturën për një mandat të dytë në bashkinë e Tiranës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





