SHKARKOI 20 PUNONJËS TË MINISTRISË SË JASHTME, CAKAJ TREGON ARSYET
Ministri i Jashtëm i komanduar, Gent Cakaj ka folur lidhur me shkarkimin e 20 punonjësve të Ministrisë së Jashtme
Sipas Cakajt këto shkarkime ishin legjitime. Me tej ai bën me dije se disa prej punonjësve janë transferuar në pozicione të tjera.
‘Jam i gatshëm të thelloj reformat të cilat nuk janë cënim i punës. Po bëjmë refomën për të përmirësuar performancën në shërbimin diplomatik.
Disa prej të shkarkuarve s’ kanë pasur perfomacën e duhur në punë, një pjesë e tyre është shkarkuar për shkak se ata kanë tejkaluar sjelljen dinjitoze të diplomatit.
Një pjesë e tyre kanë qendruar në sistem tepër gjatë dhe kanë pasur shumë pak kontirbut për të mërituar vazhdimin në detyë’,u shpreh Cakaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



