E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Malltezi e sqaron me foto  Ramën: Ja Gjushi, Roshi, Daja, Cikalleshi, çoji në burg si kriminelë mjedisi!
Politikë

Malltezi e sqaron me foto Ramën: Ja Gjushi, Roshi, Daja, Cikalleshi, çoji në burg si kriminelë mjedisi!

Abi Malltezi, kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, i ka paraqitur tre foto-denoncime kryeministrit Edi Rama, ndërtime pa leje në bregdet të tre bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë politikë. “Ja tek i ke, çoji në burg si kriminelë mjedisi!’ i drejtohet Malltezi Ramës dhe i paraqet fotot e mëposhtme.

Meqë Edin e kemi “ambjentalist me raste” dhe dje ish merakosur për ndërtime në rërë, po ia lehtesojmë punën: 3 fotot e para tregojnë ndërtime “Made in Gjushi” – e para pallati 9-katesh pa leje i Gjushit tek Shkëmbi Kavajës dhe dy të tjerët, ndërtime mu në rërë tek Iliria dhe tek Teuta;

Dy fotot e tjera me ekskavator në rërë tregojnë ndërtimet në rërë nga Elvis Roshi dhe Gent Daja në Qerret, që vjehrri i këtij të fundit (ish drejtor hipoteke) e ktheu nga rërë në tokë bujqësore dhe më pas në truall.

Na gjej një prestigjator kaq të zotin po munde kudo në botë!

Tani nëse e ke seriozisht, luftën ndaj ndërtimeve në rërë, ja tek i ke Gjushin, Roshin me 4 emra, Dajën dhe Cikalleshin dhe çoji në burg si kriminelë mjedisi. E bën dot?”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.