E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtënat në Fier, makina ishte e vjedhur…
Lajme

Të shtënat në Fier, makina ishte e vjedhur…

Një ngjarje  rëndë është shënuar gjatë mbrëmjes së kaluar në Fier.

Policia njoftoi se “në lagjen “1 Maji” në Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, persona ende të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “BMW” kanë qëlluar me armë zjarri drejt një subjekti tregëtar (pjesë këmbimi të makinave).

Gajtë ditës së sotme janë bërë publike detaje te rejha që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Makina BMW e autorëve të ngjarjes dyshohet se ka qene e vjedhur kohë me parë.

Ndërkohë që targat e përdorura sipas burimeve policore dyshohet  se jane vjedhur në Elbasan pasi i përkasin një automjeti tip ‘Renault’.

Më pas, mjetit tip “BMV” i është vënë zjarri në rrugën Fier- Seman, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës për shuarjen e zjarrit.

Subjekti tregtar mbi të cilin u qëllua me armë nuk ka pësuar dëme në ndërtesë por nga të shtënat është dëmtuar vetëm një automjet, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e tij.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve

Pavarësisht se kanë kaluar mbi 10 orë nga ngjarja ende nuk ka një pistë konkrete hetimi, pasi nuk dihet nëse objektiv ishte biznesi apo ndonjë person, që mund të ketë qenë duke kaluar aty në atë moment.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.