PËRFSHIHET NGA ZJARRI NJË NDËRTESË SHUMËKATËSHE NË PARIS
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Paris. Ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë shumëkatëshe, në mesnatë, e cila pas shpërthimit është përfshirë nga flakët.
Shërbimet franceze të emergjencave kanë shkuar në vendngjarje, në një bllok rezidencial banesash, ndërsa u përpoqën të vënë nën kontroll zjarrin.
Ndërkohë, mediat vendase raportojnë se fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Zjarri ra rreth 700 metra nga stacioni hekurudhor i Rosa Parks, në qendrën veriore të qytetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



