E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mira Kazhanit gjatë aksidentit ka qenë e shoqëruar nga Anjeza Maja
Lajme

Mira Kazhanit gjatë aksidentit ka qenë e shoqëruar nga Anjeza Maja

Ka bërë shumë bujë në opinion publik, aksidenti i rëndë që shkaktoi ditën e djeshme gazetarja, Mira Kazhani, ku si pasojë një i ri gjendet në rrezik serioz për jetën në Spitalin Ushtarak. Që nga dalja e lajmit u përfol, se në makinë me Kazhanin ka qenë edhe një emër tjetër i njohur i botës së televizionit.

Sot nga burime brenda Komisariatit Nr.6 në Tiranë i cili po ndjek hetimet për ngjarjen mësohet, se Kazhani në momentin e aksidentit të rëndë ka qenë nën shoqërinë e moderatores së njohur Anjeza Maja. Kjo e fundit është thirrur, edhe nga policia për të dhënë dëshminë për ngjarjen.

Aksidenti i rëndë ndodhi në autostradën, Tiranë-Durrës, ndërkohë që dy mikeshat po ktheheshin nga qyteti bregdetar. Sipas policisë, 20-vjeçari ka tentuar të kalojë krahun tjetër të autostradës, për të shkuar në stacionin e autobusit, por është goditur në kokë dhe pjesë të tjera të trupit nga automjeti që drejtonte Mira Kazhani. Kjo e fundit ende ndodhet në komisariatin numër 6 në Tiranë, ku po pyetet nga grupi hetimor, ndërsa 23-vjeçari i shtypur gjendet në spital në gjendje kome dhe rrezik për jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.