“Truri” i 3 grabitjeve më të mëdha në Shqipëri dyshohet se u vra dje. Kush është Admir Murataj!
Një prej grabitësve, i cili u ekzekutua nga policia gjatë grabitjes së parave në Rinas është Admir Murataj.
Pritet dhe përgjigja e ADN për të konfirmuar përfundimisht se viktima është shtetasi Admir Murataj.
Bëhet fjalë për grabitjen e parave të rreth 4 bankave të nivelit të dytë që do të transportoheshin në Vjenë. Besohet se bëhet fjalë për rreth 10 milionë euro.
Lajmi i publikua fillimisht nga mediat greke
Ndërkohë lajmin e se viktima është Admir Murataj më herët e raportuan mediat greke.
Admir Muratajt, është organizatori i tre grabitjeve me para të bankave, dy në 2015 dhe një në 2017 në Rinas, teksa anëtarët e tjerë të grupit janë dënuar.
CNN në gjuhën greke shkruan se Admir Murataj së bashku me 10 persona të tjerë shqiptare u arratis nga burgu i Trikalasë në vitin 2013.
Pas arratisjes së tij, më 16 maj 2013, ai kishte kryer së bashku me një bashkëatdhetar gryen një grabitje në një bankë në Larisa.
Siç shkruan CNN grek, pak kohë më vonë, Murataj mori pjesë në një tjetër grabitje, në një supermarket në Peristeri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



