E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
48 ORË PAS GRABITJES SË MILIONA EUROVE, RINASI MERR TJETËR ‘PAMJE’ (FOTOT)
Lajme

48 ORË PAS GRABITJES SË MILIONA EUROVE, RINASI MERR TJETËR ‘PAMJE’ (FOTOT)

Ka marrë tjetër pamje aeroporti ndërkombëtar i Rinasit sot me prezencën e shtuar të ushtarakëve të cilët patrullojnë në çdo cep.

Fotot të japin përshtypjen e një gjendjeje të jashtëzakonshme edhe pse ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka theksoi se nuk jemi në gjendje lufte, kur shkoi në Rinas për të parë nga afër ushtarakët e dislokuar aty. Janë disa automjete dhe dhjetëra efektivë të Policisë Ushtarake të armatosur, të cilët patrullojnë përreth aeroportit, ku secili prej tyre përshkon 1.2 km. E gjitha kjo erdhi pas grabitjes spektakolare të miliona eurove në barkun e avionit, brenda aeroportit.

“Nuk kemi luftë, nuk kemi situatë të cënimit të sigurisë kombëtare ku do të duhet të kishim marrë një miratim të Parlamentit dhe jo të presidentit. Pothuajse gjysma e pistës është infrastrukturë ushtarake, pra i takon Komandës së Forcës Ajrore dhe gjysma tjetër është për përdorim civil.  Aeroporti “Nënë Tereza” është infrastrukturë kritike edhe e NATO-s po ashtu, sepse këtu ulen edhe avionë ushtarakë. Njëkohësisht kemi prezencë ushtarake edhe në Autoritetin e Aviacionit Civil, kemi edhe një njësi “Host-nation support” që është një njësi që lehtëson të gjithë lëvizjet e cargo-ve ushtarake apo avionëve ushtarakë apo personaliteteve të NATO-s, të cilët për arsye të ndryshme vizitojnë dhe vijnë në vendin tonë. Kështu që kjo është një infrastrukturë ushtarake pjesërisht dhe cënimi i të gjithës patjetër na cënon edhe ne”, argumentoi sot nga Rinasi ministrja Xhaçka.

policia-ushtarake-rinas-2.jpegpolicia-ushtarake-rinas-1.jpegushtria2.jpgushtria3.jpg

ushtria1.jpgPU-ne-Rinas.jpeg

57068546_279097673011754_68750108442755072_n.jpg

57328078_340117116624702_6294965529446711296_n.jpg

policia-ushtarake-rinas-4.jpeg

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.