E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e opozitës, ambasadorja gjermane flet për vijën e kuqe
Politikë

Protesta e opozitës, ambasadorja gjermane flet për vijën e kuqe

Kreu i opozitës, Lulzim Basha u bëri thirrje shqiptarëve për t’iu bashkuar protestës të shtunën. Ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schütz kërkoi që protesta të jetë paqësore, ҫdo element dhune përbën vijë të kuqe.

Protest Opposition Albanien Tirana (DW/A. Ruci)

Opozita dhe mbështetësit e saj zhvillojnë të shtunën (13.04.2019) protestën e tyre të 9-të, në serinë e protestave antiqeveritare, të nisura në mesin e shkurtit të kaluar. Protesta e së shtunës është e para që do të zhvillohet në mbrëmje  dhe e treta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë. Protestat e tjera janë zhvilluar në sheshin para Parlamentit. Por pavarësisht vendit dhe kohës kur protestat e opozitës janë zhvilluar, të gjitha synojnë largimin e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie kalimtare për të organizuar zgjedhje të parakohshme parlamentare. Për opozitën qeveria Rama dhe Parlamenti, të dala nga zgjedhjet parlamentare 2017, janë jo legjitime, pasi opozita pretendon se PS fitoi mandatin e dytë për të qeverisur në Shqipëri deri në vitin 2021 me vota të blera dhe lidhje me krimin. Kryeministri Rama i ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës dhe këmbëngul që nuk negocion mandatin e dhënë nga votuesit për të qeverisur deri në 2021.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.