Apeli i SHÇBA :Për çdo sjellje të pahijshme të efektivëve te policisë telefononi në 0800 90 90
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat u ben apel qytetareve te mos ngurrojne per te denoncuar cdo problem apo ankese qe kane kundrejt punonjesve te policise.

Mengjesin e sotem, SHÇBA ndergjegjeson shqiptaret te mos heshtin perballe shkeljeve dhe padrejtesive.
“SHÇBA ka si mision të tij garantimin e zbatimit të ligjit, mbrojtje e interesave të ligjshëm të shtetit, si dhe të drejtave të shtetasve, nga veprimet dhe mosveprimet e kundërligjshme të punonjësve të strukturave, pavarësisht nga funksioni dhe grada. Për çdo ankesë lidhur me abuzime, shkelje të ligjit apo sjellje të pahijshme nga punonjes të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo shërbimit Zjarrfikës, kontaktoni SHÇBA në numrin e gjelbër (Pa Pagesë) 0800 90 90, ose dërgoni email në adresën [email protected]”- ben thirrje SHÇBA.
Ajo thekson me tej se “garanton se do të ruajë anonimatin, si edhe trajtoje denoncimin tuaj me seriozitet, profesionalizëm dhe vëmendje maksimale”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



