E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitët banesa në Fier në mes të dites, hajdutët morën paratë e pensionit
Lajme

Grabitët banesa në Fier në mes të dites, hajdutët morën paratë e pensionit

Një banesë në fshatin Peshtan të Fierit është grabitur në mes të ditës. Nga informacionet paraprake mësohet se grabitësit kanë shfrytëzuar momentin kur dy bashkëshortët nuk kanë qenë në shtëpi dhe kanë hyrë për të grabitur.

Mësohet se në banesën e shtetasit me inicialet L.F. 66 vjeç janë grabitur një shumë parash prej 500 mijë lekësh të vjetra si dhe sendet me vlerë që kanë gjetur.

Çifti ka denoncuar në polici grabitjen duke thënë se paratë ishin të ardhura nga pensioni mujor. Policia po punon për identifikimin e autorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.