E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KPK shkarkoi kryegjyqtaren e Gjirokastrës
Lajme

KPK shkarkoi kryegjyqtaren e Gjirokastrës

Kryetarja e Gjykatës së Gjirokastrës Albina Spaha u shkarkua sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Komisioni e gjeti atë gjatë hetimit administrativ me probleme në kriterin e pasurisë.

Albina Spaha

Albina Spaha

Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine kryesuese, Genta Tafa (Bungo) anëtare dhe Pamela Qirko relatori vendosi në favor të shkarkimit pasi e hetoi Spahan në të tre kriteret.

Gjatë seancës dëgjimore Spaha u përball me një sërë dyshimesh mbi burimin e ligjshëm të pasurive të saj. Sipas relatores ajo nuk kishte burime të ligjshme për të justifikuar blerjen e një apartamenti në Tiranë dhe kursimet ndër vite. KPK po ashtu gjeti disa shuma në llogari bankare që sipas relatores nuk ishin deklaruar dhe nga analiza financiare rezultoi një bilanc negativ prej 6.3 milion lekësh.

Spaha u mbrojt duke pranuar si pakujdesi mosdeklarimet. Po ashtu ajo kërkoi që të përfshiheshin në analizë të ardhurat e bashkëshortit sipas asaj që ajo kishte deklaruar.

Në këtë pikë Spaha u duk se ishte në një situatë të ngjashme me magjistratë të tjerë dhe ngjashëm ajo fajësoi kompanitë e ndërtimit që kishin punësuar të shoqin që nuk kishin paguar sigurime dhe tatime për rroga të plota.

Gjatë seancës dëgjimore u vu në dukje se ajo nuk kishte probleme në kriterin e figurës dhe u vlerësua pozitivisht në kriterin e profesionalizmit. KPK nuk u shpreh për 5 denoncime që kishte marrë por tha se do i shpjegonte në vendim. BIRN

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.