E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FIRMOSI MARRËVESHJEN ME BASHËN, KRYEMADHI: TANI KEMI NJË STRATEGJI
Politikë

FIRMOSI MARRËVESHJEN ME BASHËN, KRYEMADHI: TANI KEMI NJË STRATEGJI

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka firmosur marrëveshjen me Partinë Demokratike.

Gjatë një prononcimi për mediat, Kryemadhi u shpreh se marrëveshja është një rezulat i një pune 1-vjeçare nga opozita, ndërsa e cilësoi atë si flamur shprese.

“Tashmë kemi strategjinë, platformën e opozitës, është shumë e qartë. Vjen si rezultat i kësaj axhende opzoitare e mirëorganizuar mbrenda një viti. Në Shqipëri do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për sa i përket të gjithë procesit të aksionit opozitar, kjo marrëveshje është flamuri i shpresës për shqiptarët. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Ne jemi anëtarë të BE, nuk jemi institucionalisht, por Shqipëria është vend që zoti e ka vendosur në mes të BE. Çdo përpjekje e Edi Ramës për ta mbajtur Shqipërinë larg është e dështuar. Sa më shpejt largimi i tij”, tha Kryemadhi.

Ajo shtoi në fund se nuk do të ketë asnjë terheqje dhe se ata nuk do të futen në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.