E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ABUZIMET NË AGJENSINË E MJEDISIT, PARALAJMËROHEN PËR SHKARKIM 3 SPECIALISTË, MERREN MASA NDAJ 4 TË TJERËVE
Lajme

ABUZIMET NË AGJENSINË E MJEDISIT, PARALAJMËROHEN PËR SHKARKIM 3 SPECIALISTË, MERREN MASA NDAJ 4 TË TJERËVE

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat deklaroi se Task Forca Antikorrupsion ka marrë 7 masa ndërshkimore gjatë kontrollit në Agjensinë Rajonale të Mjedisit në Tiranë.

Gjonaj tregoi se për shkak të abuzimeve, 4 specialistëve të mjedisit do t’i mbahet deri në një e treta e rrogës për 4 muaj si dhe tre të tjerëve i është bërë paralajmërim për shkarkim.

“Për të metat e konstatuara janë rekomanduar 7 masa displinore. Mbajtja deri në një të tretën e pagës së plotë për një periudhë 4 muaj për 4 specialistë të mjedisit, si dhe masë disiplinore vërejtje me paralajmërim për shkarkim për tre specialiste të tjerë të kësaj agjensie”, tha Gjonaj, ndërkohë që theksoi se “në javën që lamë pas janë evidentuar 19 vepra penale ku janë proceduar penalisht 35 autorë dhe janë arrestuar 5 prej tyre”.

Gjithashtu ministrja i ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e aferave korruptive në portalin “Shqipëria që Duam”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.