AKSIDENT TRAGJIK NË BULQIZË, VDES NJË MINATOR, PLAGOSET NJË TJETËR (EMRAT)
Një aksident tragjik ka ndodhur në minierën e Bulqizës ku ka mbetur i vdekur një minator, ndërsa një tjetër është plagosur.
Mësohet se viktima është Fadil Stojku, 50 vjeç ndërsa i plagosuri Lejtim Ramçi.
Ngjarja ka ndodhur në minierën e fshatit Tërnovë të Bulqizës dhe paraprakisht dyshohet se, aksidenti është shkaktuar nga gazrat helmuese të prodhuara nga plasjet e dinamitit në galeri.
Pritet informacion i detajuar nga policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



