E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO / Ishte duke sfiluar, vdes në skenë modeli 26-vjeçar
Bota

VIDEO / Ishte duke sfiluar, vdes në skenë modeli 26-vjeçar

Një model 26-vjeçar ka vdekur, pasi u rrëzua duke ecur në Javën e Modës São Paulo. Tales Soares po merrte pjesë në sfilatë për markën Ocksa kur ra në skenë. Ai u dërgua në një spital, por nuk mundi të shpëtonte.

Publiku fillimisht mendoi se ishte pjesë e shfaqjes, por në fakt nuk ishte kështu. Modelet u shokuan kur panë se e ai nuk po lëvizte.

Organizatorët konfirmuan vdekjen e tij në Twitter, por nuk dhanë ndonjë detaj lidhur me ngjarjen.

“Na vjen keq për humbjen tij, i përcjellim ngushëllimet tona më të thella familjes së Tales”, thuhej në postim, duke shtuar se ata po ofronin të gjithë ndihmën e nevojshme për familjarët.

Disa orë para ngjarjes tragjike, Soares kishte postuar në rrjetet sociale foto lidhur me sfilatën ku do të merte pjesë.

/a.r

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.