Vlora e tronditur, breshëria e plumbave i merr jetën 36 vjeçarit.
Ja skema e ngjarjes
Të shtënat me armë zjarri i kane marre jeten nje personi mbrëmjen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë.
Dyshohet se kanë qenë dy autorë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri një 36-vjeçar dhe i kanë shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Viktima thuhet se eshte shtetasi Renato Omeri, 36 vjeç, dhe nderroi jete rruges per ne spital.
Mësohet se i riu ka bërë rezistencë, duke tentuar të vetëmbrohej me një armë të ftohtë, biçak por nuk ia ka dalë.
Burimet thonë, se dëshmitarët kanë dëgjuar 6 të shtëna. Në vendin e ngjarjes ka pasur një numër të madh qytetarësh, pushuesish, që janë tronditur nga ngjarja e rëndë.
Autorët mësohet se kanë qenë në këmbë duke lëvizur derisa kanë qëlluar mbi shënjestrën, e më pas janë larguar me një automjet ne zonen e Ujit te Ftohte.
Ndërsa thuhet se viktima ka qenë duke lëvizur me bicikletë. Ai është qëlluar jashtë ambienteve të një lokali.
Nga informacionet paraprake dyshohet se vrasja ka lidhje me një ngjarje tjetër kriminale të ndodhur dy vite më parë, në afërsi të portit të Durrësit, ku ka mbetur i vdekur nipi i viktimës, që jetonte pikërisht në pallatin ku sot në mbrëmje kanë ekzekutuar “Renin”.
Mësohet se viktima kishte shkuar sot për vizitë tek motra e tij, por personat i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



