E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ti ishe dielli im”, e fejuara e shqiptarit të vrarë në burgun grek përlot me dedikimin prekës (FOTO)
Publik News

“Ti ishe dielli im”, e fejuara e shqiptarit të vrarë në burgun grek përlot me dedikimin prekës (FOTO)

29-vjeçari shqiptar Ergest Alija u vra nga një shtetas rus në burgun e Trikalas në Greqi, në rrethana që ende nuk dihen.

Alija nuk mund t’iu mbijetonte dot plagëve të rënda, të marra në gjoks, brinjë dhe këmbë dhe sipas mediave greke vdiq në vend.

Trupi i 29-vjeçarit u dërgua në morgun e spitalit ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për vijimësinë e hetimeve nga policia.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje të rëndë, një postim vërtetë prekës ka pasur dhe e fejuara e tij, me orgjinë nga Vlora, e cila përmes disa reagimeve në rrjetet sociale, shprehet e dërrmuar për këtë humbje.

“Ti ishe dashuria ime, dielli im”, shkruan e fejuara e Ergest Alijajt. Pas vrasjes së të riut një rrëfim të dhimbshëm në lidhje me familjen e të ndjerit ka bërë një nga të afërmit e tij.

Rusi që plagosi për vdekje shqiptarin më 1 maj, tentoi të kryente vetëvrasje në ambientet e burgut të Trikallas pasditen e së enjtes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.