E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/Zarifja la nënën, la vëllanë…’I afërmi i ushtarakes që u vra në Letoni flet me gazetarët
Lajme

FOTO/Zarifja la nënën, la vëllanë…’I afërmi i ushtarakes që u vra në Letoni flet me gazetarët

Gazetarët janë drejtuar sot për në babrru, pranë Tiranës, aty ku familja e Muharrem hasanajt po përjeton dhimbjen më të madhe të jetës: Vdekjen e vajzës së tyre Zarifes, Zarifes nëntetare, e cila ishte me mision të NATO-s në Letoni për çminimin.

“Familja nuk është në gjendje për momentin të flasë, – tha ky burrë. – Zarifja ka në shtëpi, nënën e saj, vëllanë… Ka 3-4 muaj në mision, sot e morën vesh nga televizioni që vdiq.

Familjen nuk e ka në Tropojë, e ka këtu. Nga Tropoja ne vijmë ne. Janë katër fëmijë, katër vajza dhe një çun. E kam nga fshati, e kam njeri timin…”

Shpërthimi i një mine i mori jetën efektives së Forcave të Armatosura si dhe la të plagosur 2 të tjerë në Letoni.

Viktimë mbeti Zarife Hasanaj, 30 vjeç kjo që shihni në këtë foto si dhe u plagosën komandanti i kontigjentit, Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Julian Kapaj.

Ngjarjen e rëndë e konfirmoi më herët edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku.

Efektivë të Forcave të Armatosura ndodheshin në Letoni në kuadër të një misionini të NATO-s.

Ndërkohë një muaj më parë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka publikoi një video nga misioni i ushtarakëve në Letoni në kuadër të 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në fillim të videos shfaqet edhe ushtarakja që humbi jetën e cila shprehet se është hera e parë për të që shërben jashtë vendit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.