E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/Kundërpërgjigjet Ademi për krahasimin që  Rama  i bëri  Shkodrës me Vlorën
Politikë

VIDEO/Kundërpërgjigjet Ademi për krahasimin që Rama i bëri Shkodrës me Vlorën

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër nga ku dhe lëshoi disa deklarata sa i përket synimit të PS për të fituar bashkinë më të madhe në veri të vendit.

Por teksa përpiqej të bindte shkodranët për punën e bërë deri tani, kreu i qeverisë bëri një krahasim të gabuar.

Ai u shpreh se si shembull duhet të merret Vlora.

“Unë bëj debat me njerëzit e lidershipit të partisë sa herë them i duam 61 bashkitë. Po normal se për derisa shkon në garë, ke për të fituar, pavarësisht se në disa nuk ka rivalë e në disa te tjera ka kandidatë të tjerë. Kush ështe më i mirë se ne? Nuk ka më të mirë. Kujt t’ia besosh Shkodrën? Atyre që e qeverisin prej çerek shekulli. Bëni krahasimin mes Shkodrës dhe Vlorës. Çfarë bëmë ne në Vlorë? Për vetëm pak më shumë se 4 vjet. Çfarë kanë bërë për më shumë se çerek shekulli në Shkodër”, do të shprehej Rama.

Por kryeministrit i ka kthyer përgjigje kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Ademi i tregon Ramës dhe publikut se si para disa ditësh “Lungomare”-ja e famshme e Vlorës dhe e kryeministrit do të prëmbytej, pavarësisht investimit të ri prej 8 milinë eurosh.

Reagimi i plotë i Voltana Ademit:

Në qytetin bregdetar, “vepra më e rëndësishme e partisë së Rilindjes” është Lungomare- ja e famshme. Vetëm pak ditë më parë të gjithë shqiptarët, e jo vetëm vlonjatët, e panë se ku kanë shkuar miliona euro investime, pasi disa minuta shi përmbytën të gjithë Lungomare- n.

Kjo është prova më e mirë dhe më e qartë se çfarë bëri “Rilindja” për 4 vite në Vlorë.

Shkodra këto 6 vite, nuk ka marrë asnjë investim nga “Rilindja” e Edi Ramës. Kjo është e vërteta që e di Shkodra dhe Shqipëria mbarë. E megjithatë, falë mirëadministrimit si një familje e madhe, me të ardhurat e vetë qytetarëve, përmes taksave që vazhdojnë të jenë më të ulëtat në vend, kemi investuar në rrugë, trotuate, hapësira të gjelbra, ndriçim, kanale kulluese, qendra shendetesore, shërbim social, shkolla e ambjente sportive…..

“Rilindja” e ka të vërtetuar me prova, edhe gjyqësore tashmë, se jo vetëm nuk është më e mira por është më e inkriminuara, më e korruptuara dhe hajdutja e zgjedhjeve. Sepse vetëm kështu Edi Rama mund të marrë pushtet, pasi shqiptarët nuk e votojnë. Prandaj largimi i Edi Ramës dhe klikës së tij është prioritet dhe emergjencë kombëtare.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.