E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grida Duma për vettingun në drejtësi: Burrat dhe gratë e PS-së nuk i kap!
Politikë

Grida Duma për vettingun në drejtësi: Burrat dhe gratë e PS-së nuk i kap!

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma tha në studion e “Dritare me Rudinën” në News 24, duke folur mbi reformën në drejtësi u shpreh se mungesa e Gjykatës Kushtetuese ka sjellë vendin në këtë situatë.


 

Ajo tha se kushdo që mendon që një parti politike hyn në Parlament për të bërë vetëm fjalë e ka gabim”

“Sot ke një prokurore të përgjithshme të përkohshme, e cila duhet të ndërrohet urgjent, mbi të cilën nuk u ekzekutua vettingu i kësaj reformës në drejtësi të famshme. Ke sot emërime prokurorët që pasi nuk kanë kryer Shkollën e Magjistraturës, nuk i kam as vettingut. Meqenëse janë të nënkualifikuar, po janë të Partisë Socialiste, burra apo gra këta nuk i kap vettingu.

Meqenëse nuk janë të kualifikueshëm për të hyrë në vetting, e kalojnë vettingun. E kuptoni? Jemi në një situatë qesharake. Çfarë i bërë opozita që e kthyen mbrapsht sistemin?! Nga një prokuror që së paku zgjidhej me më shumë vota se ç’është zgjedhur dhe jo vetëm nga një parti.

Çfarë i ka shkaktuar opozita kapjes së reformës në drejtësi, kur sot edhe krizën politike e ke sepse nuk ke organin suprem, Gjykatën Kushtetuese. Cilat fakte janë këto që janë propagandë? Ku është pjesa e opozitës në diskutimin ku nuk ke asnjë llogaridhënie.

Cila është kriza që shkaktoi opozita kur erdhëm në një situatë ku shkohej në Parlament, bëhet amendimi dhe në aq pak jetë parlamentare, 32 amendime një i vetëm nuk u mor në konsideratë. Kushdo që mendon që një parti politike hyn në Parlament për të bërë vetëm fjalë e ka gabim”, tha Duma.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.