E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lot e dhimbje për babanë e 3 fëmijëve, homazhe për “Dëshmorin e Atdheut”, major Tanushin
Lajme

Lot e dhimbje për babanë e 3 fëmijëve, homazhe për “Dëshmorin e Atdheut”, major Tanushin

Dita e sotme, datë 16 maj 2019, është ditë zie kombëtare në nder të major Klodian Tanushit i cili humbi jetën më 10 maj në Letoni, si pasojë e aksidentit të ndodhur më 6 maj, ku humbi jetën edhe nëtetarja Zafire Hasanaj.

tanush1

 

Gjithashtu, Komisioni Qëndror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.Tanushi

Trupi i pajetë i Tanushit mbërriti dje në atdhe, ndërsa homazhet në nder të tij, do të zhvillohen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, nga ora 10:00-12:00.

majori tanushi

“Këshilli i Ministrave nderon major Klodian Tanushin, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, duke e shpallur ditën e enjte, datë 16 maj 2019, ditë zie kombëtare. Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e enjte, në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.4

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.2

Homazhet në nder të dëshmorit të atdheut, do të zhvillohen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, nga ora 10:00-12:00

Më pas, po në mjediset e Muzeut, do të mbahet ceremonia shtetërore në nder major Klodian Tanushit, përpara se arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

tanushitanushi67891011

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.