I dënuar me 10 vite burg për drogë, arrestohet 52- vjeçari
Policia e Tiranës vuri në pranga një 52 vjeçar të dënuar me 10 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.
Shërbimi i Forcës së Posaçme Operacionale në zbatim të planit të masave për “Rritjen e paramterave të sigurisë, intesifikimin e masave investiguese, operacionale lidhur me gjetjen e personave në kërkim”, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin: F.M, 52 vjeç, banues në Tiranë.
“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi, më datë 18.12.2018, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”
Gjithashtu gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi edhe disa dokumente në gjuhën italiane të cilat dyshohet se mund të jenë të falsifikuara.
Në përfundim të veprimeve ky shtetas u procedua edhe për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”, njofton policia.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda, Tiranë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



