I mori Përmbarimi 290 mijë euro, Ndocaj: S’doja ta paguaja
Eduart Ndocaj ka folur pas publikimit të lajmit se Zyra Përmbarimore i ka marrë 290 mije Euro .Kjo ka ardhur pasi Ndocaj dhe gruaja e tij Valentina Ndocaj nuk kanë paguar kredinë që kishin marrë në një bankë të nivelit të dytë.
Në një prononcim për median i njohur si ‘kaubojsi’, kandidati për bashkinë e Lezhës u shpreh se nuk ka dashur ta paguajë kredinë.
“Morën lekët e tyre. S’mi ka marrë njeri forcërisht. Kisha marrë një kredi dhe s’e kisha paguar. Nuk doja por edhe nuk kisha. Në atë kohë kisha gjëra më interesante për të bërë për qytetarët e Lezhës,”- u shpreh Ndocaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



