E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha reagon një ditë pas protestës: Tani është koha për zgjidhjen politike, nuk do të pranojnë më…
Politikë

Basha reagon një ditë pas protestës: Tani është koha për zgjidhjen politike, nuk do të pranojnë më…

Një ditë pas protestës së mbajtur dje nga opozita e bashkuar, ka reaguar kreu i PD Lulzim Basha.

Në një postim në Facebook Basha shkruan ndër të tjera se Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar dhe se nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim. 

 

“Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa!
Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar. Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim.
Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme. #ShqipëriaSiEuropa“, shkruan Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.