E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sa bukur na qan o Ed!
OP-ED

Sa bukur na qan o Ed!

E kam ndjekur Kryeministrin me vëmendje më të madhe nga c’e meriton, sepse është i pari i vendit dhe vendos për gjërat më të rëndësishme të jetëve tona. Ai ka në dorë të na gëzojë dhe të na hidhërojë me vendimet që merr. Ka në dorë të na gëzojë pak, siç duhej të bënte, por ka edhe në dorë të na i helmojë jetët, ashtu sic është duke bërë fatkeqsisht. Ditën shkruan letra për Lulzimin, mbremjeve qahet e ankohet nëpër studio se e ngacmojnë dhe e “rrahin” gazetarët e kazanit tw pabesw.  Qan dhe ankohet se si shpifin për të, të gjithë armiqtë e qeverisë. Qan dhe ankohet se si i ndërpresin fjalën rrugecërit e fjalës së lirë. Qan dhe ankohet prej atyre që paturpsisht dhe vazhdimisht e lidhin atë me krimin. Qan dhe ankohet për të gjithë ata që paturpsisht e lidhin Gjushin e tij me Nicen, e për cfarë?! Për një : “Alo Nice”?!

Si është e mundur xhanëm, që të kërkoni të gjithë përgjegjësinë tek ai për trafikantët e lidhur fort me ish ministrat e tij?! Po c’lidhje ka ai me ministrat e tij?! Qan me fjalë shpirti për të gjithë ata që paturpsisht kërkojnë paratë e kokainës tek kullat e tij në Tiranë. Qan me fjalë që ta këpusisn shpirtin të gjithë ata që paturpsisht e lidhin atë me krimin, korrupsionin dhe me blerjen e zgjedhjeve. I qan me fjalë të përzgjedhura kalemxhinjshë të gjithë ata që paturpsisht e akuzojnë se e ka lënë vendin pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese dhe se ka kapur plotësisht Prokurorinë dhe të gjitha institucionet në vend. I qan të gjithë ata të poshtër e të mallkuar që paturpsisht, të gjithë trafikun e kokainës së Roterdamit e kërkojnë tek lavatricet e parave që ka ngritur në Tiranë. I qan me lot dhe me fjalë që ta bëjnë mishin kokërr të gjithë ata që e lidhin atë paturpsisht me bandat më të rrezikshme të Shqipërisë.

I qan me fjalë të përzgjedhura baxhijesh profesionite, të gjithë ata që paturpsisht e lidhin atë me koncensionet abuzive, ku paguhet 20 milion euro një kilometër rrugë. Si janë aq të poshtër e të lidhin ty me të gjitha të këqijat që i ndodhin këtij vendi?! Si janë aq të mallkuar që nuk ua hedhin fajin për skëterrën në të cilën e ke zhytur Shqipërinë, kryeministrit të Somalisë?! Si mundet të jenë aq të poshtër sa të mos i kërkojnë aspak llogari, presidentit të Sierra Leones apo atij të Xhibutit dhe atij të poshtrit tejtër, presidentit të Venezuelës dhe atij të Nigerisë, pwr hallet e Shqipërisë ?! Si mundet të mos ketë një zë në këtë vend të mallkuar që të dalë dhe ta thotë hapur me zë të lartë, të vërtetën e madhe se të gjithë fajin për jetën e zezë të shqiptarëve e ka fajin kryministri i Azerbajxhanit apo ai i Indonezisë?!

Po si mundet të jenë kaq të pafytyrë dhe ta akuzojnë kaq shumë një kryeministër që bëhet copash për ta dhe e paguan një kilometër rrugë 20 milionë euro tek “Unaza e Re” në Tiranë vetëm që makinat mos të rrëshkasin më rrugës, që të mos bëjnë më aksidente dhe të mos vishen më me te zeza gratë e Shqipërisë?! Po si nuk ju vjen turp që nuk e vlerësoni këtë?! Po si mendoni ju?! Me dy milionë apo tre milionë euro kilometri i rrugës t’ia hidhni paq dhe të shkoni të takoni gratë gjallë në shtëpi?! Po si nuk ju vjen turp që as e lini të flasë dhe e ndërprisni cdo tre fjalë të parin e Shqipërisë?! Ky është heroi ynë që bredh nga studio në studio dhe nuk e lënë të flasë. Ky është Skënderbeu i Elisës dhe i Taulantit që u bë copash për shqiptarët dhe nuk i japin pesë minuta jetime, t’ua argumentojë këtë me fjalë.

Kam rastisur ndonjëherë në ndonjë varrim dhe kam parë e dëgjuar gra që qajnë me fjalë të dhimbsura të vdekurit, aq sa i bëjnë të gjithë për të qarë. Këtyre grave u thonë baxhije, këndej nga anët tona dhe mjafton t’i paguash mirë ato të qajnë me lot dhe e bëjnë gjithë dynjanë për të qarë. Janë vajtueset me pagesë.  Nuk e di nëse ke talente të tjera të fshehura o Ed, por nuk ka asnjë dyshim se na ke qarë me lot, si një baxhije profesioniste, si një qarës profesionist me pagesë!

Hallall të qoftë baxhija e Surrelit!

Vërtet je paguar mirë. Por, kurrë më parë nuk na ka qarë njeri, më bukur se ti!/Puls7

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.