E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama sulmon Berishën: Një plak i marr shantazhon me zjarr. Basha? Pinoku i vogël në krye të partisë
Politikë

Rama sulmon Berishën: Një plak i marr shantazhon me zjarr. Basha? Pinoku i vogël në krye të partisë

Kreu i PS-së, Edi Rama ka sulmuar sot ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin bëri shakatarin kryesor të situatës në vend.

Rama tha se Berisha është një plak i marrë që kujton se do bëj shantazh me zjarr, ndërkohë që Lulzim Bashën e ka quajtur si “pinokun e vogël” që ish-kryeministri ka vendosur në krye të PD-së.

 

“Një plak i marrë kujton se na bën dot shantazh me zjarr dhe atë pinokun e vogël që ka sot në krye të partisë së tij.

Kjo është një betejë që i jep fund përqeshjeve cinike të asaj partie. I japim fund diktatit të urrejtjes dhe mllefit ndaj qytetarëve.  Kundërshtari është fantazma e të shkuarës që po jep shpirt, por nuk po heq akoma dorë. Kjo e 30 qershorit nuk është një betejë për votat, por është një betejë për zemrat dhe mendjet e shqiptareve. Kundërshtarin ne nuk do ta mundim me votë, por me forcën e pathyeshmërisë së qetësisë dhe vendossh mërisë tonë.

Ajo që do të kërkojmë ne në këtë maratonë, nuk do të jetë vota, por qytetaria. Kundërshtari që nuk do zgjedhje kërkon njerëz lart e poshtë për të bërë një turp që do ta dëmtonte Shqipërinë, do ta bënte këtë vend një skenë barbarie, do e katandisë vendin, në një turp që zgjedhjet merren peng nga barbaria”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.