Pas takimit me ambasadorët, Rama anulon prezantimin e kandidatit të PS
Pas takimit me ambasadoret, kryeministri Edi Rama ka anuluar axhenden e fushates per pasditen e sotme.
Mesohet se takimi i pasdites, lajmeruar per prezantimin e Rakip Sulit ne Kamze nuk do te zhvillohet. Lajmin e ka dhene vete kandidati i PS, ish-deputeti, Rakip Suli, permes nje njoftimi ne faqen e vet ne FB.
“Dëshiroj t’ju informoj se takimi i planifikuar për sot do të zhvillohet në një moment tjetër për shkak të ndryshimit të axhendës së Kryeministrit tonë Edi Rama”- shkruan ai.
Postimi i Sulit
Të dashur bashkëqytetarë, mbështetës të Partisë Socialiste dhe mua si kandidat për Kryetar i Bashkisë Kamëz, dëshiroj t’ju informoj se takimi i planifikuar për sot do të zhvillohet në një moment tjetër për shkak të ndryshimit të axhendës së Kryeministrit tonë Edi Rama.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



