E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet për Metën: Është si hëna, herë e plotë, herë e qorruar komplet
Politikë

Rama flet për Metën: Është si hëna, herë e plotë, herë e qorruar komplet

Kreu i Qeverisë, Edi Rama, në një takimi me banorët e Njësisë Administrative Nr.6 në Tiranë, Rama, nuk la pa shigjetuar edhe Presidentin Meta, për të cilin tha se është si “hëna, herë e plotë e herë e qorruar komplet”.

Referuar vendimit të Presidentit për anulimin e 30 qershorit si data e zgjedhjeve, Rama u shpreh se Meta, sipas tij, e bëri një veprim të tillë për të nxitur dhunën, ndërsa shtoi se tani nuk thotë as një fjalë për të.

 

“Ka bërë gjëra të mira, ka bërë gjëra të këqija, nuk kemi ça i bëjmë, është personazh kompleks.

E bëri për të nxitur dhunën pa diskutim dhe ka gjithë këto ditë që sa ka thënë një fjalë kundër dhunës, përkundrazi. Ajo ishte fatale për të. Gabim fatal, nuk e bën kurrë një President Republike një gjë të tillë, në asnjë aspekt. Ai është si Hëna, që rrotullohet herë është e plotë herë është e qorruar komplet”, tha Rama.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.