E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merret në pyetje drejtori që doli në përgjime me Avdylajn
Lajme

Merret në pyetje drejtori që doli në përgjime me Avdylajn

Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave, Ani Dyrmishi është marrë në pyetje nga prokuroria e Krimeve të Rënda, dy ditë më parë, për dosjen 339, pasi emri i tij doli në përgjimet e publikuara nga “Bil”, për blerjen e votave në Durrës.

Në 2017, Dyrmishi ka mbajtur postin e Drejtorit të Hipotekës, ndërsa emri i tij doli në bisedën mes kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos dhe Astrit Avdylaj, ku ky i fundit thotë se po e pret atë tek hipoteka.

Shullazi-Krimet-e-Renda-5-675x450

Ndërkohë, po dy ditë më parë, të shtunën u mor në pyetje Ilir Ndraxhi, deputeti i PS-së, vëllai i të cilit u kap në përgjime në bisedë me Avdylajn.

Përgjimi :

Astrit Avdylaj: A t’ka zonë gjumi mrom o vlla se ke taku Ramën dje keni nejt jeni knaq

Vangjush Dako:Hehe, ça bone?

Avdylaj:Ça bohet?

Dako: Mirë, mirë

Avdylaj:Ka je vllai?

Dako: Dëgjo…

Avdylaj: Hë vlla

Dako: Thuji byrazerit unë po iki tani për në Ishëm, te ata çunat atje lart

Avdylaj:Jo vlla tashi, se do ta lem içik më vonë se jam ktu me çunat unë.

Dako: Ku je ti?

Avdylaj:Te hipoteka tu prit Anin… do vij të të takoj ty drejtori, apo?

Dako: Janë ata Allat, janë aty?….

Avdylaj: po, Vath Alla osht ktu me mu direkt, e kam ktu live, përballë në tavolinë, po na ngjon tashi

Dako: Epo mirë takohemi në Durrës

Avdylaj; Jo! do takohemi atje. E kemo lonë orarin atje vllai, maroi… do takohemi atje nga dreka sesbon, t’marojmë içik punë me Anin ktu, po presim Anin se po shkoj te basjhkia vllai, po t pres vllai ktu te Hipopteka

Dako: Mirë, mirë

Avdylaj: Hajt, t du fort vllai jot!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.