Emri/ Polici arrestohet sepse shpërndante kokainë në zonën e ish-Bllokut
Një agjent i krimeve në zonën e ish-Bllokut në Tiranë kishte shfrytëzuar detyrën për të kryer shitjen e lëndëve narkotike të forta.

Ledio Bako ka përfunduar në prangat e Forcave të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, bashkë me tre persona të tjera.
Përveç lëndëve narkotike, agjenti i krimeve kishte edhe armë pa leje. Dyshohet paraprakisht se agjenti kishte krijuar një grup për shpërndarjen e kokainës në zonën më të frekuentuar në Tiranë nga të rinjtë.
Gjatë kontrollit të makinës, iu gjet një sasi kokaine dhe një armë pa leje.
“Nga hetimet për rreth 3 muaj, u siguruan prova se punonjësi i Policisë, në bashkëpunim me persona të tjerë, përveç se ishin përdorues, shpërndanin edhe lëndë narkotike. Ai duke keqpërdorur atributet që i jepte detyra, siguronte mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të kundërligjshëm”, sqaron SHÇBA.
Nisur nga rrethanat, faktet e paraqitura dhe analiza e bërë me Prokurorin e çështjes, u zhvillua operacioni dhe u arrestuan në flagrancë:
– L. B., 27 vjeç, nga Tirana, me detyrë ndihmës specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”;
– J. K., 26 vjeç, nga Tirana, financier, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”;
– E. M., 35 vjeç, nga Tirana, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”;
– A. K., 31 vjeç, nga Tirana, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”.
Gjatë operacionit u sekuestruan provat materiale:
– pistoletë me fishekë;
– disa telefona celularë;
– dy qese plastike, në të cilat dyshohet se ka mbetje të lëndës narkotike kokainë;
– kopje kartëmonedhash të huaja
Hetimet po vijojnë edhe ndaj personave të tjerë, të cilët dyshohet se janë furnizues me lëndë narkotike të personave të arrestuar.
SHÇBA nxit qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



