Karikatura/ Ilir Meta `braktis` presidencën dhe hipën mbi buldozer!
Ilir Meta gjatë ditëve të fundit, menjëherë pas 30 qershorit të zgjedhjeve mono-partiake, ka flakur kostumin ceremonial presidencial dhe është shfaqur i pozicionuar fortë në mbrojtje të Republikës dhe Kushtetutës. Brenda 2 ditëve ai ka lëshuar deklarata të forta, të cilat duket se synojnë heqjen e petkut të qeverisjes Rama dhe të Rilindjes të cilët kanë kapur çdo institucion. Meta i investuar për një zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj krize të rrezikshme politike, që sipas tij po rrezikon ta fusë vendin në destabilitet dhe kaos, madje nuk ka kursyer as opozitën në kritikat dhe denoncimet e tij.
Pikërisht këtë pozicionim të fortë të presidentit, e ka gjetur si motiv për karikaturë e tij politike të radhës botuar në Mapo, mjeshtri Bujar Kapexhiu; Ilir Meta ka dalë nga selia e presidencës dhe shfaqet mbi një buldozer-rul i cili shtyp politikën nga buron kriza e sotme!

© SYRI.net
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



