Ambasadori austriak i përgjigjet Voltana Ademit: 2019 nuk është 1913
Nje dite pasi kryetarja e Bashkise se Shkodres, Voltana Ademi, iu drejtua me nje leter ambasadoreve te huaj ne vendin tone, e teksa deklaroi mes te tjerash se nuk e dorezon Shkodren te Rama e as i emeruari i tij me 8%, theksoi se me mire te qeveriset nga nje komision administrativ nderkombetar si ne 1913-1914, vjen reagimi i pare.
Eshte Ambasadori austriak në Shqipëri, Johann Sattler qe me nje shenim ne Twitter thekson se diskutimi eshte kenaqesi, por kujton se 2019 nuk eshte 1913.
“Do isha i lumtur të diskutoja. Por 2019 nuk është 1913. Shqipëria aspiron të hapë negociatat me BE. Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy gjëra: Sezoni i konfliktit duhet të ndiqet nga sezoni i zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë,”-shkruan ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




