E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/ “A nuk të del mami?! Si ka me të pranu Zoti”- Dëgjoni përgjimin e babait që abuzon seksualisht me të bijën: Më mirë me mua se…
Publik News

Video/ “A nuk të del mami?! Si ka me të pranu Zoti”- Dëgjoni përgjimin e babait që abuzon seksualisht me të bijën: Më mirë me mua se…

Një baba nga Lezha i arrestuar nga policia, është përgjuar duke i kërkuar marrëdhënie seksuale të bijës. Në bisedën e publikuar nga Fiks Fare, ai pranon se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën ,kjo kundrejt dhunës fizike. Kjo e fundit vetëm e vetëm, për faktin që vajza mos të tregonte për atë ç’ka babai i bënte.

lezhe

 

 

Madje ai krijonte edhe situata, si shëtitje me makinë apo për të shkuar për të marrë dokumente me vajzën, si e si të ishte vetëm me të. Edhe ajo ç’ka u pa në video, në Fiks Fare, ishte se babai përdhunues i kërkon ” princeshës” së tij të kryejnë marrëdhënie seksuale në makinë. Vajza nuk pranon, por i ati i premton se do të ishte hera e fundit.

“Kam shumë kohë që e dëgjoj që kjo do jetë hera e fundit, por fundi nuk ka ardhur asnjëherë”, shprehet vajza.

Biseda i kalon caqet e një bisede që mund të bëjë një babë me vajzën e tij, duke marrë komplet nota seksuale, pasi i ati do me çdo kusht që të kryejnë marrëdhënie në makinë. Vajza për t’i shpëtuar situatës i thotë se këtë do e bëjnë kur të mbërrijnë në shtëpi, por ai është dyshues duke u shprehur “se mos thua në shtëpi, pastaj jo”.

Me të mbërritur në shtëpi babë e bijë vazhdojnë të njëjtën bisedë, ku babai këmbëngulë të kryejë marrëdhënie me vajzën dhe në bisedë e sipër pranon që ka abuzuar seksualisht me të. Madje vajza i kujton edhe se sa dhunë fizike ka ushtruar ai mbi të, duke e rrahur dhe duke e lidhur me litar. Nuk kanë munguar dhe rastet ku ai e ka lidhur me karikuesin e telefonit.

Ajo që të bie në sy në bisedë, kur vajza i kërkon llogari se çfarë babai mund të jetë ai që abuzon me vajzën e vetë, ai shprehet, “sa të bredhësh poshtë e lartë më mirë të shkosh me mua”.

Biseda e parë: 

Vajza: Ça je t’u bë o ba?

Babai: Do rrijmë në hije aty.

Vajza: Pse ça do me ba i tu?

Babai: Do ta bajmë o ba..

Vajza: Jo, s’jemi tu bë kurrë gjo…

Babai: Ndalo aty të lutem…

Vajza: Nuk e bëjë kurrë gjë unë…

Babai: Ndalo aty në hije..

Vajza: Nuk ndaloj ore jo…

Babai: E ndaloj unë.

Vajza: Nuk e ndaloj unë po ec, ec përpara se nuk ndaloj jam duke t’thanë…Unë nuk ulem.

Babai: S’ke nevojë me u ul!

Vajza: Nuk bëj kurrë gja…

Babai: Mos e baj kaq po të them!

Vajza: Jo, s’un…

Babai: Fute indietro.

Vajza: Jo nuk e fus indietro. Nuk ec ore për Zotin.

Babai: Ec, futi indietro të thashë.

Vajza: S’jam tu ec idietro, jam t’u ec përpara. Unë kam ardh për punë. Ec pra..

Babai: Mos t’i thyej dhamët në tokë po të them…

Vajza: T’kam thënë, do të them vet…ec ere ke shpaja.

Babai: Kur thu vet?

Vajza: Ec pra, hej zot te shpaja.

Babai: Po mos me e bp te shpaja?

Vajza: A dole për punë a dole për me bo ça bën me mamin? Ec mbaro punë ke shpaja.

Babai: Ke shpaja këna qenë e s’e këna ba gja?

Vajza: Apo më len të shkoj ke shpaja?

Babai: Kalo këtej

Vajza: S’jam t’u kalu, jam tu thanë ke shpaja.

Babai: Mos më vu me ec, po mos me nigju me bo te shpaja.

Vajza: Çom ka shpaja të thashë, ec..

Babai: Nuk je t’u shku ke shpaja. Se atë e di unë. Se ti me qen në shpajë s’un më

Vajza: Më 12 shkon mama ke shpaja, m’punë.

Babai: Vrje se për sytë të ballit nuk e bëmë sot. mbaje mirë se ke shkref çdo gjë.. Mos më thuaj te shpaja se mbrapa se nuk munem. A je tu ngju?

Vajza: Tu ngju jam.

 

Biseda dy:

Vajza: Çar hallin ke re?

Babai: Hera e fundit, për Zotin.

Vajza: Për çfarë e kërkon të fundit herë nuk e marr vesh. A nuk të del mama?

Babai: Nuk është puna e mamës o bab,,

Vajza: A nuk të del mama?

Babai: A e këna lanë qështu…

Vajza: Qashtu e ke lanë, po a nuk të del mama… A ke gojë me e thënë q’atë fjalë? A ka për të pranu i madhi Zot me vdek? A ka me të pranu i madhi Zot atje?

Babai: A s’do me e bo?

Vajza: O s’kam për ta bo. S’ke turp! M’the ec babi, merri letrat në M…e më fut nëpër skuliqe, futi idietro e ec ta bëjmë.

Babai: A s’do me e bë?

Vajza: S’kam për ta bë!

Babai: Leje…

Vajza: Nuk e di si të shkon për mend me i thënë gocës tande..hajde dalim e sh…

Babai: Mos bërtit.

Vajza: Nuk jam t’u bërtit jam tu t’thënë, kurrkush nuk ka, kurrkush nuk është t’u ndëgju. Ishallah s’të kanë ngja të tjerët.

Babai: Ja më ke ngja, s’më ke lënë gjë mangut kurrkun.

Vajza: Shumë mirë, më mirë me të tjerë a me babën tat ore?

Babai: Me shku ti me tjerët aa?

Vajza: Më mirë me të tjerë a me babën tat ore? E ke bërë 700 herë.

Babai: Tre herë e këna bo dhe tre herë me siklet.

Vajza: Ti ke qenë ai që ke kap litarin, karikuesin, sinxhirin krejt i ke kap e më ke rraf dhe ke bo me zor.

 

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.