E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
McAllister: Po punohet shumë për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi
Bota

McAllister: Po punohet shumë për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi

Raportuesi aktual i PE-së për Serbinë, i cili u rizgjodh kryetar i Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, deklaroi se pavarësisht ndryshimeve të mëdha në përbërjen e PE-së, partitë udhëheqëse të konservatorëve dhe socialdemokratëve do të fokusohen në zgjerimin e BE-së.

 

“Dy grupe të mëdha, Partia Popullore Evropiane dhe ajo e socialistëve dhe demokratëve, do të ketë qasje të ngjashme ndaj zgjerimit, e kjo politikë bazohet në plotësimin e kushteve. Nëse vendi përparon, besojmë se duhet të shpërblehet”, ka thënë ai, raportojnë mediat.

McAllister përsëriti pikëpamjen e Brukselit se përparësia në rrugën e integrimit evropian mbetet një çështje thelbësore e sundimit të ligjit.

Ai foli edhe për rolin e ndërmjetësuesve të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se janë të interesuar që të dy vendet të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, e që sipas tij për këtë po punohet shumë.

Tutje ai theksoi se emërimet për raportuesit e rinj të Parlamentit Evropian për të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor do të finalizohen në shtator të këtij viti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.