22-vjeçari arrestohet me akuzën e përdhunimit
Një 22-vjeçar nga Belgjika është ndaluar nga policia e Gjirokastrës pas denoncimit të një shtetaseje belge, minorene, dhe akuzave të saj për përdhunim.
Nje burim nga policia bën të ditur se të rinjtë ‘boyscout’ kanë kaluar një natë të shfrenuar mes alkoolit dhe festimeve në gjirin e Gjipesë, pas së cilës vajza akuzoi 22-vjeçarin R. Symakani për përdhunim.
Policia e Gjirokastrës po kryen hetimet për verifikimin e akuzave, ndërsa i riu belg është në paraburgim./
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



