E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lirohet ”  i forti” Kulla, ishte i dënuar me 20 vite burg për vrasje
Lajme

Lirohet ” i forti” Kulla, ishte i dënuar me 20 vite burg për vrasje

Nehat Kulla ka përfunduar dënimin prej 20 vitesh burg dhe këto ditë ka lënë qelitë e burgut në Fushë Krujë.

Kulla ishte i dënuar me 20 vite burg për vrasjen e Halim Gjuzit shoferit të Halit Shamatës, ish-ministër i Brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhës 1 korrik 1996 – 1 mars 1997.

Kulla u arrestua në vitin 1999 dhe u dënua me burg për vrasjen e kryer.

Pas 20 vitesh ai ka lënë qelitë, duke përfunduar dënimin e marrë.

Nehat Kulla është arrestuar për një vrasje të ndodhur më 23 korrik 1998. Ngjarja ka ndodhur në autostradë në afërsi të Golemit. Referuar dosjes së akuzës Halim Gjuzi ka qenë duke udhëtuar në një automjet bashkë me familjen e tij.

Dëshmitarët kanë pohuar se Halim Gjuzi është qëlluar me armë zjarri në prani të familjes së tij, ku bënin pjesë edhe dy fëmijët. Gjuzi ishte duke udhëtuar drejt qytetit të Durrësit i shoqëruar edhe nga dy miq të tij italianë.

Policia në raportin e saj për ngjarjen e 20 viteve më parë ka shënuar se autori i krimit ndodhej në një ‘Shevrolet’ me targa ushtarake shtetërore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.