Përdhunohet në shkollë vajza 8-vjeçare nga 5 djem, detajet rrëqethëse. E lidhën dhe kryen aktin e turpshëm
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një vajzë vetëm 8 vjeçe është përdhunuar në grup nga 5 djem.
Ngjarja është regjistruar dy javë më parë, në ambientet e shkollës 9-vjeçare ““Myslim Hida”, në zonën e Arapajt në Durrës. Përdhunuesit ka qenë djem të moshës 15, 16 dhe 17 vjeç, ndërsa edhe vajza edhe agresorët janë banorë të kësaj zone.
Mësohet se djemtë e kanë marrë dhe e kanë lidhur të miturën në katin e katër të kësaj shkolle, dhe më pas kanë kryer veprime seksuale me forcë.
Vajza e vogël është gjetur nga mësuesit e shkollës, e lidhur, ndërsa më pas është zbuluar dhe ndodhia e rëndë.
Ngjarja e cila ka ndodhur dy javë më parë, është mbajtur e fshehtë nga Policia e Durrësit, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Vetëm muajt e fundit në vendit tonë janë regjistruar disa raste të përdhunimit apo shfrytëzimit seksual të të miturave, përfshirë edhe inceste.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



