E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Boris Johnson zgjidhet kryeministri i ri i Britanisë
Bota

Boris Johnson zgjidhet kryeministri i ri i Britanisë

Boris Johnson eshte kryeministri i ri i Britanisë. Ai fitoi perballe rivalit te tij, Jeremy Hunt ne votimin e rreth 160,000 anëtarëve të Partisë Konservatore. Johnson, ish-kryetar i Londrës, ishte konsideruar edhe favorit për këtë pozitë. Ai doli fitues duke marre 92,153 vota ndaj 46,656 të rivalit të tij.

 

Kryeministrja britanike, Theresa May, e cila ka dhënë dorëheqje në shenjë revolte pas mospërkrahjes së politikës së saj për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian, do të drejtojë mbledhjen e fundit të kabinetit britanik, nderkohe qe neser Johnson pritet te marre edhe detyren e re.

Fushata për të fituar pozitën e liderit të Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht edhe të kryeministrit është dominuar nga diskutimet për Brexit.

Hunt, Sekretar i Jashtëm britanik, ka thënë se synon të sigurojë një Brexit me marrëveshje.

Johnson në anën tjetër ka thënë se kërkon që patjetër të largojë Britaninë nga BE-ja më 31 tetor, duke përfshirë mundësinë e largimit pa marrëveshje.

Britania pritet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti, mirëpo fillimisht parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar duhet të miratojë kushtet e largimit.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.