Madje për lirimin e tij, u arrestua dhe drejtori i burgut Lushnje.
Caka, protagonist i disa krimeve ne Berat, të cilat nuk i ka pranuar, vazhdon të jetë në kërkim na policia.
Vizion Plus ka sjellë një intervistë, realizuar në maj të vitit 2003, ku Lul Caka ka treguar se për shkak të këtyre akuzave familja e tij u shkatërrua plotësisht.
“Familjen ma kane shkatërruar, me kane vrare nënën, vellane. Me dhemb shpirti. Drejtësia dhe prokuroria shqiptare nuk qenkan ne gjendje te zbardhkan nje ngjarje te ndodhur me ne mes te komisariatit. Si qenka ne gjendje te vërtetoje disa krime qe nuk jane kryer nga ana ime? Une jam një viktime e krimit” , ka thënë Caka.
Gjatë asaj interviste, Caka është betuar edhe për hakmarrje.
“Më ka marre malli vetëm me i pa varret njëherë atyre pleqve. Megjithëse ekziton ligji qe kur një personi i ndodh një fatkeqësi ne shtëpi, shteti i sotëm shqiptar me eshte qepur aq keq sa, vuri dore edhe tek nena 60 vjeç, edhe per kete do t’ia le drejtësisë. Nëse drejtësia nuk me zgjidh gjë, i jam drejtuar Gjykatës Europiane, unë do te kthehem ne nje kriminel siç po me përshkruajnë. Se nena ime, me te sjell çantat dhe me ta pushkatu, unë nuk e di ca te flas. Vetëm për ketë edhe po te vete, nuk me tret dheu” – është shprehu Caka.



