E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon ish-drejtori i ALUIZNI-t: S’kam asgjë për të fshehur. Paratë e siguruara nga shitja e…
Lajme

Reagon ish-drejtori i ALUIZNI-t: S’kam asgjë për të fshehur. Paratë e siguruara nga shitja e…

Ish-drejtori i ALUIZNIT, Ferdinand Shehu, njëherësh ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka reaguar pas vendimit të Policisë, e cila i vendosi sot sekuestrimin e llogarisë së tij bankare me një vlerë prej 1.5 milion eurosh.

Ky bllokim sipas policisë është bërë pasi transaksioni bankar është kryer me burime të paligjshme.

Ndërkohë që i pyetur nga “Ora News”, Ferdinand Shehu ka thënë se 1.5 milion eurot e sekuestruara janë të ardhura të siguruara nga shitja e një hoteli.

“1.5 milionë eurot e sekuestruara janë të ardhura të siguruara nga shitja e një hoteli”, ka thënë Shehu.

Sipas policisë, nëpërmjet një banke private, Shehu ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat”.

Ferdinand Shehu ka deklaruar se ndodhet në Itali dhe se transaksioni që po kryhej, ishte në përputhje me ligjet shqiptare dhe se do të kthehet për të sqaruar gjithçka.

“Aktualisht ndodhem në Itali, nuk kam asgjë për të fshehur, do të kthehem në Shqipëri. Transaksioni që po kryeja ishte në përputhje me ligjet shqiptare, në rrugë bankare dhe noter. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të cilën nga ky moment është ngarkuar avokatja ime. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të cilën nga ky moment është ngarkuar avokatja ime”, ka thënë ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.