E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë në spital pronarja e argjendarisë që shpërtheu në ish-bllok
Lajme

Ndërron jetë në spital pronarja e argjendarisë që shpërtheu në ish-bllok

Humb betejen per jeten pronarja e argjendarise ne ish-Bllok, duke mos perballuar dot plaget e marra pas shperthimit ne biznesin e saj.

Alma Pirra ka nderruar jete ne repartin e diegies ne Qendren Universitare “Nene Tereza” ne Tirane, raporton “News 24”.

shperthim-higjiena-2

Ngjarja:

Shperthimi i fuqishem ndodhi 15 korrik, duke lene pese persona te plagosur, mes te cileve edhe ciftin e bashkeshorteve, pronare te argjendarise. 

ISHTI shpërndau ate kohe një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 15 korrik, në një biznes argjendarie që ndodhet te kryqëzimi i rrugëve “Ismail Qemali” me atë “Vaso Pasha”. Sipas Inspektoratit Teknik, nga shpërthimi ka pasur dëme materiale të biznesit, si dhe dëmtime të lehta të disa personave.

Të plagosur mbetën pronarët e argjendarisë, bashkëshortët Sokol e Alma Pirra, 52 e 53 vjeç, punonjësja e tyre, Eneda Nura, 18 vjeç, si dhe dy kalimtarë të rastit, 23 e 24 vjeç. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, rezultoi se biznesi i argjendarisë zhvillonte aktivitet edhe në katin përdhe, në bodrum, të godinës disakatëshe.

Punonjësit zjarrfikës nxorën nga bodrumi dy bombola, një bombol GLN-je (gaz i lëngëzuar i naftës, kryesisht propan) me kapacitet 15 kg metalike dhe një bombol oksigjeni me kapacitet afërsisht 20 litra.

INSPEKTIMI I ISHTI

Nga inspektimi në vendngjarje që kreu ISHTI rezultoi se: Bombola me GLN-, me kapacitet 15 kg, kishte të montuar në ventilin e saj një reduktor presioni me dy manometra, një manometër bënte matjen e presionit në dalje të bombolës GLN, ndërsa tjetri maste presionin pas reduktorit, pra, presionin e punës. Rregullimi i presionit bëhej nëpërmjet një ventili. Nga rregullatori dilte një nipel, e cila nëpërmjet një tubi gome duhet të ketë qenë lidhur me pajisjen e saldimit (apo të shkrirjes). Bombola GLN ishte pa dëmtime të jashtme, pra, pa deformime dhe pa çarje.

Manometrat ishin të dëmtuar nga djegia si dhe xhamat mbrojtës ishin të thyer. Boja e bombolës GLN ishte dëmtuar nga djegia. Bombola e oksigjenit, me kapacitet afërsisht 20 litra, kishte të montuar në ventilin e saj një reduktor presioni me dy manometra, një manometër bënte matjen e presionit në dalje të bombolës së oksigjenit, ndërsa tjetri maste presionin pas reduktorit, pra, presionin e punës. Rregullimi i presionit bëhej nëpërmjet një ventili. Nga rregullatori dilte një nipel, e cila nëpërmjet një tubi gome duhet të ketë qenë lidhur me pajisjen e saldimit (kanello saldimi).

Bombola e oksigjenit ishte pa dëmtime të jashtme, pra, pa deformime dhe pa çarje. Manometrat ishin të dëmtuar nga djegia si dhe xhamat mbrojtës ishin të thyer. Boja e bombolës se oksigjenit ishte dëmtuar nga dje gia. “Pajisjet në biznesin e mësipërm ishin të dëmtuara si pasojë e eksplozionit”, thuhej në njoftimin e ISHTI.bllokshperthim (3)

SHKAQET

Nisur nga ambienti, vendi i instalimit të bombolës, në katin nëntokë (bodrum), gjendja teknike e bombolës etj., rezulton se rrjedhja e mundshme e GLN-së dhe si pasojë eksplozioni, mund të ketë ardhur nga: Rrjedhja e GLN-së nga instalimi i bombolës 15 kg me pajisjen e saldimit (apo të shkrirjes) nëpërmjet tubit të gomës dhe krijimit të përzierjes eksploduese në kufijtë kritikë.

Nga gjendja jo e mirë teknike e tubit të gomës, si plasaritje, si rrjedhojë e afatit të gjatë të përdorimit, të cilat nuk dallohen sepse tubi i gomës është djegur; Gjendja teknike e pajisjes së saldimit (apo të shkrirjes);

Nga veprimi i gabuar i përdoruesit që mund të jetë, lënia hapur e linjës së gazit, ventilit të pajisjes së saldimit (apo të shkrirjes), përdorimi i mjeteve ndezëse shkrepëse apo cigare. “Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për momentin dhe nga këqyrja e dy bombolave paraprakisht rezulton se ngjarja ka ardhur si rezultat i një pakujdesie ose gabimi njerëzor”, deklaroi Inspektorati Teknik.

bllokshperthim (1)bllokshperthim (2)bllokshperthim (4)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.