E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokohet nga Tatimet pika e ‘Gega Oil’. Rama: Të gjithë të barabartë para ligjit
Lajme

Bllokohet nga Tatimet pika e ‘Gega Oil’. Rama: Të gjithë të barabartë para ligjit

Në kuadër të aksionit kundër informalitetit, inspektorët e Tatimeve kanë bllokuar dy ditë më parë një pikë të karburantit Gega Oil. Kjo pasi inspektorët e metrologjisë bënë leximin e pompës për litrat dhe inspektorët e Tatimeve leximin e kasës, duke nxjerrë sipas tyre probleme.

 

 

Inspektorët tatimorë dhe ata të metrologjisë kanë konstatuar se kasat fiskale ishin me regjim manual dhe jo automatik. Këto shkelje kanë çuar në bllokimin e punës, duke i vënë kështu shiritin e verdhë biznesit.

Sakaq, për operacionin e tatimorëve reagoi edhe kryeministri Edi Rama në facebook duke shkruar se s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit.

POSTIMI I PLOTE I RAMES

Jo jo, s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit🤮
Çdo “trim” që do të vazhdojë ta bëjë, do kapet dhe do ta paguajë shumëfish👊
Të gjithë të barabartë para ligjit #ZeroTolerancë 🤜 ndaj abuzuesve

ram

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.