E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/  U vra në Gjermani
Lajme

EMRI/ U vra në Gjermani

Keidi Pasha është 19-vjeçari shqiptar nga Mati i cili u vra mbrëmjen e kaluar në Wolfsburg të Gjermanisë, pas të shtënave nga një automjet në lëvizje.

I riu u qëllua nga gjashtë plumba pistolete. Ai ishte në shoqërinë e një tjetër shqiptari, i cili mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital, ndërsa 19-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda.

Mediat gjermane raportojnë, sipas dëshmitarëve, se ka qenë një person i cili ka hapur zjarr në drejtim të të rinjve. “Dëgjova gjashtë krisma”, ka thënë një dëshmitar. Automjeti i autorëve është larguar me shpejtësi pas ngjarjes, ndërsa ata mbeten të paidentifikuar.

Autoritetet policore thonë se po hetojnë në disa pista për ngjarjen.

Në rrjetet sociale dominojnë mesazhet ngushëlluese për vdekjen tragjike të të riut, familja e të cilit ka hapur dyert e mortit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.