E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detajet/ Trupi  që  u gjet në det ishte  i….
Lajme

Detajet/ Trupi që u gjet në det ishte i….

Viktima është e seksit mashkull dhe është gjetur rreth 1 milje në det të hapur nga peshkarexha “Emiliani”.

Kufoma është e dekompozuar, ndërsa trupi i pajetë ishte i lidhur me letër natriban që do të thotë se bëhet fjalë për një vrasje dhe më pas trupi është hedhur në det.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa do të jetë laboratori i kriminalistikës, që do të kryej autopsinë për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Kufoma është përcjellë drejt morgut në Tiranë për ekzaminime të mëtejshme.

Por, policia në një deklaratë mohon që trupi të ketë qenë i lidhur, ndërsa shton se ndaj tij nuk ka shenja dhune.

Njoftimi:

Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti, rreth 4 milje larg Durrësit duke ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë. Nga këqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.15

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.