Plumb në kokë te pallati në rrugën “Myslym Shyri”
Në këtë pallat që shihni po punonte i riu që mbeti i plagosur këtë të enjte në Tiranë. Një person që ende nuk është identifikuar, është qelluar me arme zjarri ne Tirane mesditen e sotme. Policia e Tiranes ne informacionin paraprak thekson se ngjarja ka ndodhur rreth ores 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”.
“Dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion”- njofton policia.
I plagosuri eshte transportuar ne spital, nderkohe qe policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.
Panorama meson se ai ndodhet ne gjendje kome ne spital, pasi plumbi e ka prekur ne koke. Policia ka marrë në pyetje punëtorët e pallatit, si dhe pronarin, për sqarimin e rrethanave te ngjarjes se rende.
INFORMACIONI PARAPRAK
Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.
Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



