7 djem të rinj shqiptarë arrestohen nga karabinierët duke fjetur
Policia i gjeti duke fjetur në shtretërit e tyre, ndërsa mallrat e vjedhura ishin ende në mes të dhomës. Për më tepër, disa dhjetëra metra nga aty sapo kishin përfunduar grabitjen.
Për këtë arsye, shtatë djem të moshës së re janë arrestuar me akuzën se kanë vjedhur kompjuterë, PC dhe tableta nga degët e shkollave të mesme Cassini dhe Colombo, në Peschiera dhe Xhenova. Vlera e materialeve të vjedhura është 20 mijë, mjete këto të blera për vitin e ri shkollor.
Policia ndërhyri herët në mëngjes dje pas alarmit të dhënë nga kujdestari i shkollës, i cili i gjeti klasat e hapura dhe pse e dinte mirë se i kishte mbyllur natën paraardhëse.
Duke kontrolluar të gjithë strukturën, doli se – ndoshta gjatë natës – shumë materiale ishin zhdukur, midis tyre edhe pesë TV të instaluar në mure. Sidoqoftë, grupi i banditëve u zbulua menjëherë, shkruan “La Republica”.
Policia shkoi në një ndërtesë duke gjetur shtatë djem që po flinin. Brenda dhomave ishin edhe sendet e vjedhura, përfshirë televizorët që ishin paketuar në kutitë e tyre, 24 tableta, 23 kompjuterë të markave të ndryshme, si dhe çelësat e vjedhur të shkollës.
Djemtë janë të gjithë me origjinë shqiptare dhe janë midis 18 dhe 20 vjeç, në pjesën më të madhe të pa dënuar dhe me dokumente të rregullta. Ata u gjykuan këtë mëngjes me procedurë të drejtpërdrejtë, ndërsa është vlerësuar i ligjshëm arrestimi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




