E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria kërkesë PD: Na sillni dokumentet që keni për Agim Kajmakun
Politikë

Prokuroria kërkesë PD: Na sillni dokumentet që keni për Agim Kajmakun

Prokuroria e Përgjithshme me anë të një shkrese i kërkon Partisë Demokratike dokumentacionin që disponon për Agim Kajmakun.

Agim-kajmaku

 

 

Kërkesa i është dërguar sekretarit të PD, Gazmend Bardhit nga Njësia e Dekriminalizimit, mesoheet se Kajmaku ende nuk i ka dorëzuar gjurmët e gishtave.

Partia Demokratike publikoi para disa ditësh detaje të tjera me të cilat ajo shoqëroi akuzat ndaj kryebashkiakut socialist të Vorës Agim Kajmaku, i cili sipas saj rezulton të ketë qenë i dënuar dhe më pas i dëbuar nga Greqia.

Sekretari i Përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi shtroi tre pyetje që përfaqësojnë dhe elementë të rinj në lidhje me zotin Kajmaku, duke kërkuar të dijë se “çfarë përfaqëson data 14 Janar 2003” për kryebashkiakun e Vorës, se pse ai “nuk ka shkuar në Greqi prej vitit 2003 dhe pse menjëherë pas këtij viti ndryshoi gjeneralitetet në Shqipëri?” dhe “çfarë lidhje ka me shtetasin me identitetin e rreme “Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parascevi?”.

Përmes një postimi në Facebook të datës 6 Gusht 2019, zoti Kajmaku ka pranuar se ka ndryshuar emrin në vitin 1996. “Këtë gjë nuk e kam bërë në shkelje të ligjit, por me Vendim të Këshillit të Komunës Prezë, Nr 06/1, Datë 06.02.1996, “Ndryshim emri dhe mbiemri nga Agim Kajmaku në Jorgo Toto”. Përmes këtij ndryshimi, munda që të siguroj një vizë nga Ambasada Greke për vete dhe familjen”. Por Partia Demokratike megjithatë flet për nje emër tjetër të përdorur sipas saj nga zoti Kajmaku, jo Jorgo Toto, por Jorgo Toro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.